Ftesë – Për pjesëmarrje në punëtori

Ftesë

Për pjesëmarrje në punëtori

 

Shoqata e Qytetarëve Varicion  realizon projektin “Edhe unë kam të drejtë të punoj”, i cili financohet nga Kabineti i Ministrit pa portofol i ngarkuar me përmirësimin e zhvillimit të komunave të pazhvilluara në Republikën e Serbisë

Tema e projektit është: Punësimi-projekte mbështetëse për punësimin e kategorive të margjinalizuara dhe të vështira për t’u punësuar në sektorin privat dhe masat e fuqizimit për vetëpunësim.

Përmes realizimit të projektit, ne duam të kontribuojmë në zvogëlimin e pabarazisë dhe forcimin e grupeve të margjinalizuara përmes aftësimit, gjë që do t’u mundësojë atyre një pozicion më të mirë në tregun e punës.

Shoqata e Qytetarëve Varicion fton të rinjtë, të papunët me aftësi të kufizuara dhe gratë e reja të papuna të regjistrohen për aftësimin “Drejt punësimit”.

Shoqata Varicion gjithashtu fton të rinjtë të aplikojnë për pjesëmarrje në punëtori për hartimin e “Planeve të Biznesit” dhe të njihen me procedurat për gjetjen e një pune.

 Të gjithë të interesuarit për të ndjekur punëtoritë mund të aplikojnë me e-mail: toni_77i@hotmail.com, ose me telefon: +381 63 1682165.

 Aplikimin për pjesëmarrje në punëtori dhe kriteret për përzgjedhjen e kandidatëve do t’ua dërgojmë kandidatëve të interesuar.

Aplikimet gjithashtu mund të merren në mjediset e shoqatës si dhe në Qendrën për Punë Sociale në Bujanoc.

Afati i aplikimit është 20 tetori i vitit 2021.

Pesë ditë pas afatit të aplikimit, kandidatët do të njoftohen për rezultatet.

 

Shoqata Qytetare Variacion

Trup b.b.17528 Veliki Trnovac

E-mail: toni_77i@hotmail.com

Tel: 063/1682165

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Translate »